Lajme

Ndërron jetë 11-vjeçarja , bien nga kati i katërt i një ndërtese

Një 11 vjeçare ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në qytetin e Shtimes.11-të vjeçarja dyshohet se ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 14:35 në rrugën Shaqir Tershani në Shtime një person i gjinisë femër e moshës 11-vjeçare aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i një ndërtese, kati IV. Për pasojë, viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Veseli.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Shqip.com