Sport Shqiptar

Ndërpritet ndeshja ndërmjet Pejës dhe Trepçës

Peja-Trepça

Skenat e dhunës janë rikthyer përsëri në basketbollin kosovar

Ndeshja ndërmjet Pejës dhe Trepçës që po zhvillohej në palestrën “Karagaqi” është ndërprerë – për shkak se tifozët kanë hedhur mjete piroteknike në parket.

Ky takim po zhvillohej në kuadër të gjysmëfinales së paly-offit.

May be an image of 12 people, people playing sport and indoor
Momente nga hudhja e mjeteve piroteknike

Deri në momentin e ndërprejes së ndeshjes, Peja ishte duke triumfuar me rezultat 69-66.

Shqip.com ka kontaktuar me policinë – lidhur me këtë rast, por në përgjigjen e tyre është thënë se “nuk kemi informacione”.

Kjo ishte ndeshja e tretë ndërmjet këtyre skuadrave, teksa dy të parat fitues doli ekipi nga Mitrovica./Shqip.com