Lajme

Ndërpritet derbi Argjentina-Brazili

Ndërpritet ndeshja Brazil-Argjentina

Është ndërprerë derbi i Amerikës Latine ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës.

Arsyeja e kësaj ndërprerje thuhet të jetë se katër futbollistë të Argjentinës duhej të hynin në karantinë, pasin vinin nga Britania e Madhe, transmeton Shqip.com.

Protokoli i Brazilit për Covid-19 kërkon karantinë dyjavore për njerëzit që futën në Brazil nga Anglia.

Edhe pse autoritetet nuk i përmenden me emra lojtarët, sipas raportimeve të para thuhet se bëhet fjalë për lojtarët që luajnë në Premierligë, si Emiliano Buendia, Emiliano Martinez, Giovani lo Celso dhe Cristian Romero.

Nuk dihet ende se kur do vazhdojë ky takim që po zhvillohej në kuadër të Kampionatit Botëror “Katari 2022”. /Shqip.com

Momenti kur u ndërpre ndeshja