Lajme

Ndërprerje e energjisë elektrike në rajonin e Pejës dhe Mitrovicës shkaku i erërave të forta

Kompania për distribuimin e energjisë elektrike (KEDS) nëpërmjet faqes zyrtare ka konfirmuar se për shkak të motit në disa qytete është ndërprerë energjia për shkak të prishjeve.

Nga dëmtimet e rrjetit energjetik më të prekurit janë rajoni i Pejës dhe Mitrovicës.

KEDS ka njoftuar se ekipet e tyre janë në vendin e ngjarjes.

“Edhe sot po përballemi me erëra të forta në disa qytete të Kosovës, nga të cilat janë lokalizuar edhe disa prishje.  Më të prekurat për momentin janë Distrikti i Pejës dhe Mitrovicës, ndërkaq që ekipet tona në terren janë mobilizuar për sanimin e secilës prishje” 

“Ne kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët deri në sanimin e dëmeve në rrjet dhe rikthimit të energjisë elektrike, sepse faktorët e jashtëm nuk mund t’i kontrollojmë”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

KEDS ka kërkuar kujdes të shtuar në këtë periudhë dhe për problemet eventuale në lidhje me rrjetin elektrik ka kërkuar që të kontaktohet kompania në këto dy numra  

1999 apo numrin zyrtar 0800 791 00. /Shqip.com