Ekonomi

Ndërprerja e njëanshme e kontratës, Golden Eagle paralajmëron padi ndaj BBVIP Albania

Big Brother VIP Albania ka shkëputur kontratën me kompaninë “Frutex” me seli në Suharekë.

Në një reagim publik nga kjo kompani kanë thënë se shkëputja e kontratës ka qenë e njëanshme dhe për ketë kanë paralajmëruar padi.

“Gjatë ditës së sotme në media kanë qarkulluar lajme në lidhje me largimin e brendeve ‘Golden Eagle’ dhe ‘Natyral’ nga Big Brother Albania. Kompania ‘Frutex’ shpreh shqetësimin në lidhje me veprimin e befasishëm të produksionit të BBVA për ndërprerje të njëanshme të sponsorizimit dhe promovimit të produktit, pavarësisht që kjo marrëveshje përfshinte të gjithë ciklin e plotë, ajo është ndërprerë më vendim të njëanshëm”.

Nga kjo kompani kanë bërë të ditur se oferta për Luizi Ejlin do të vlejë edhe pas këtij vendimi.

Ndryshe, BBVA ka bërë zëvendësimin e pijeve ‘Golden Eagle’ dhe ‘Natyral’ me pijen B52.

Në fakt pija energjike B52 nuk është prodhim serb, por holandez. Kjo pije prodhohet nga kompania Swinkels Family Brewers, e cila prodhon numër të madh të pijeve, duke përfshirë alkoolike dhe ato pa alkool.

/Shqip.com