Sport Ndërkombëtar

Nderohen dy ikonat e Ligës Premiere

Arsene Wenger dhe Sir Alex Ferguson u bënë trajnerët e parë në histori që u futën në “Hall of Fame” në Premier League.

Wenger u ul 828 herë në bankinën e Arsenalit, duke numëruar 476 fitore dhe duke fituar titullin e Premier League tri herë. Ai është i vetmi që e çoi skuadrën e tij drejt një titulli të jashtëzakonshëm, prej nga vjen emri “invicibles” për ekipin e sezonit 2003-2004.

Ferguson mori përsipër një United që ishte i shkëlqyeshëm vetëm në emër dhe pavarësisht një fillimi të vështirë, ai i dërgoi ata në 13 tituj të ligës angleze. Të dy u bashkuan për 16 tituj të ligës dhe përbënin një nga rivalitetet më të njohura dhe më të gjata në historinë e ligës. Është nderimi më i lartë që mund t’i bëhen atyre nga Premier League.

/Shqip.com