Lajme

Ndërhyrje tjetër në autostradë nga Arifi, vendos pano reklamuese në murin mbrojtës

Një ndërhyrje e dytë e paligjshme jo shumë larg asaj të parës, është shkaktuar në autostradën R7, Prishtinë-Podujevë, në fshatin Trudë, nga një individ i vetëm.

Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë ERC Trade, Arben Arifi, i cili nuk është mjaftuar me brezin e kthyer në rrugë që drejton për tek objekti i kompanisë.

Ai në të njëjtën kohë ka vendosur pano reklamuese në autostradë dhe ka ndërhyrë në murin mbrojtës.

Siç bëhet e ditur nga hulumtimi i publikuar N’Shënjestër, përveç pano reklamave, Arifi ka bërë një tjetër reklamë gjigante me gurë në mur të autostradës.

Për këtë nga Ministria e Infrastrukturës thonë se nuk janë në dijeni, por që tani do të dërgojnë inspektorët.

“Unë do të kërkoj nga Inspektorati që të dalin në terren dhe t’i marrin masat siç janë të parapara me ligj dhe me udhëzime administrative për këtë çështje”, ka thënë Hysen Durmishi – zëvendësministër i Infrastrukturës.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni këtu: