Rozë

Ndarjet bombastike të vitit 2022

Lajmi me Audio

“Ky është çifti perfekt”, “Ceremoni përrallore e martesës”, ishin disa nga titujt që mbushën ballinat e revistave rozë.

Por, zotimin që e dhanë në ditën e martesës se do të qëndronin përgjithmonë bashkë, nuk e çuan deri në fund. Afrona Dika dhe Blero Muharremi e lanë në gjysmë.

Afrona dhe Blero

Çifti që bëri bujë të madhe, e kurorëzoi dashurinë më 21 shtator të vitit 2019, në një ceremoni madhështore në Shëngjin.

Por, martesa nuk iu zgjati dhe dyshja në marsin e 2022-ës ndanë rrugët.

Afrona zgjodhi fotot për të publikuar lajmin, derisa Blero u detyrua të pranonte ndarjen pas presionit të madh të publikut.

“Meqenëse do të jetë adresimi im i fundit lidhur më këtë temë. Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës”, shkroi Blero.

Ky i fundit nuk vonoi shumë dhe nisi një lidhje të re dashurie, ndërsa Afrona dha sinjale tek afër festave të fundvitit, ku publikoi një imazh me dy gota të mbushura duke uruar festën e Krishtlindjeve, por pa dhënë më shumë detaje, ndërsa për ndarjen me këngëtarin vushtrrias, nuk ka dhënë asnjë koment.

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj

Krejt papritur dhe për shumkë ishte një bombë e vërtetë, lidhja e Donald Veshajt me këngëtaren Beatrix Ramosaj, të dy pjesëmarrës në Big Brother VIP Albania.

Bashkimi i dyshes, ndodhi pak kohë pasi aktori dhe prezantuesi, konfirmoi se lidhja me prezantuesen e njohur Bora Zemani, kishte pësuar krisje.

Dy banorët e shtëpisë së famshme u kritikuan shumë, u shanë e u ofenduan nga fansat, pasi një pjesë e tyre e konsideronin se Donaldi tradhtoi Bora Zemanin pak kohë pas takimit magjik brenda shtëpisë.

Por, edhe për këtë çift “muaji i mjaltit” nuk iu zgjati shumë – ata u ndanë në natën finale dhe pas saj, nuk u panë më bashkë.

Pas shumë përpjekjesh dhe “lutjeve”, çifti ndër më të dashurit për publikun Donald-Bora, u ribashkuan.

Ata më 5 nëntor të 2022-ës, festuan përvjetorin – duke treguar se lidhja e tyre, po funksionon mirë dhe dytë janë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Bora dhe Donald

Të gjitha ngjarjet që përfshinë Donaldin dhe Borën si brenda Big Brother VIP Albania ashtu edhe jashtë saj, për shumë persona mbetet një lojë e të dyve, që si qëllim kishin të merrnin vëmendjen e publikut dhe luftës për më shumë famë.

Por, një pjesë tjetër e publikut janë të bindur se fama e tyre është zbehur pas ribashkimit.

Një lidhje e shumëpërfolur ishte ajo mes këngëtarit Don Xhon dhe modeles ruse, Ariana Lirey.

Don Xhon dhe Ariana

Ata e konfirmuan lidhjen korrik, por dashuria e tyre kishte jetëgjatësi vetëm rreth katër muaj.

Më rëndë këtë ndarje duket se e përjetoi bukuroshja ruse, e cila tha se në lidhjen e tyre kishte shumë keqkuptim, si dhe momente agresioni.

“Ti mund të godasësh muret, por është e çuditshme për mua, pasi një filxhan fluturoi drejt meje dhe mund të më thyente kokën. Kishte momente agresioni më parë, por gjërat nuk shkuan shumë larg. Ai ka probleme me zemrën prej një kohe të gjatë dhe unë e zbulova këtë sot”.

“Stili i tij i jetesës i shkatërroi shëndetin. Tani pyetja është: Çfarë kam unë të bëj me këtë? Unë e kam këshilluar vazhdimisht që të mos marrë lëndë narkotike. Unë jam një grua dhe do ta mbroj veten time. Nëse në botën tënde kjo sjellje është normale për ty, duhet të konsultohesh me një psikiatër”, vazhdoi tutje ajo.

Për këtë ndarje e për këto akuza, deri më tani nuk ka folur reperi nga Drenasi.

Teksa Don Xhoni ende dihet si beqar, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për modelen ruse, e cila ka filluar një lidhje të re.

Më e freskët, ndonëse edhe pse ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht, është ndarja në mes të reperit Fero dhe modeles Arbenita Ismajli.

Shkak është bërë një bisedë që ka publikuar modelja teksa shihet që futbollisti brazilian, Neymar, i ka shkruar në Tik Tok.

Fero dhe Arbenita Ismajli

Pas kësaj, çifti hoqi njëri-tjetrin nga rrjeti social Instagram dhe më nuk mbajnë foto të përbashkëta në këtë rrjet social.

Nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në Instagram, Fero u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë.

“M’ka lon Arbenita, jam tu vujt, jam tu vujt, kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam tu vujt”, tha Fero.

Gjithsesi ende nuk ka diçka të konfirmuar, nëse ata po pësojnë krizë të lidhjes apo janë ndarë me të vërtetë, por edhe në këtë rast, ka plotë që besojnë se dyshja e ka bërë për të marrë më shumë vëmendje.

/Shqip.com