Rozë

“Ndaluni, a doni t’ia ktheni tumorin” – Keith reagon pas ndarjes nga Adriana

Keith dhe Ardiana Matoshi

Keith dhe Ardiana Matoshi janë ndarë.

Lajmi është konfirmuar nga vet futbollisti  afrikano-belgi, ai i cili në një prononcim për Prive, ka konfirmuar lajmin e ndarjes.

“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjes sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë”, tha ai.

Ardiana Matoshi me të dashurin, Keith

Ai ka thënë se paragjykimet për këtë ndarje duhet të ndalën, pasi ajo është duke kaluar një kohë të vështirë.

Madje ky i fundit, e cilësojë atë si nga grua të mrekullueshme.

“Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor prapë? Dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish. Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shprehë dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë”, ka thënë ish-futbollisti.

Adriana dhe Keith ka disa vite që janë në lidhje. Madje këta të fundit kanë deklaruar se lidhja e tyre ishte shumë serioze./SHQIP.com