Lajme Botë

“Ndaloni trazirat”, kërkon gjyshja e djalit të vrarë nga policia franceze

Gjyshja e Nahelit, 17-vjeçarit që u vra nga policia në Francë, ka kërkuar që të ndalohen trazirat që shpërthyen atje pas vdekjes së adoleshentit.

“Jam e lodhur”, ka deklaruar ajo teksa ka shtuar “ka mbaruar, fëmija im nuk ka më jetë”.

Teksa bën thirrje për qetësi dhe ndalim të trazirave, ajo shton: “Mos i prishni shkollat, mos i prishni autobusët. Janë nënat e tjera që marrin këta autobusë”.

Ajo thotë se ka besim se polici do të ndëshkohet si gjithë të tjerët.

/Shqip.com