Lajme

Ndalohet qarkullimi për vikend në sheshin “Xhorxh Bush” për shkak të ‘Erdhi Lezeti’

Trafiku Urban ka njoftuar se bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës këtë vikend do të ndalohet qarkullimi i transportit publik në sheshin “Xhorxh Bush”.

Qarkullimi do të ndalet me qëllim të mbajtjes së aktivitetit të shënimit të verës.

“Duke u bazuar në vendimin e datës 12.05.2023 të Komunës së Prishtinës se nga data 13 Maj 2023 deri më 14 Maj 2023, do të ndalohet qarkullimi i transportit publik dhe automjeteve Taxi në sheshin “Xhorxh Bush” me qëllimin e mbajtjes së aktivitetit shënimi i fillimit të verës “Erdhi Lezeti””, thuhet në njoftim.

“Rrjedha e qarkullimit të autobusëve në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe rrugës “Robert Doll””.

/Shqip.com