Lajme

Ndalohet përdorimi i barnës Ranitdina në Kosovë

Barnatore

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka ndaluar përdorimin e barnave me substancë rantidinë për shkak se kjo lloj barne rrit rrezikun e kancerit.

Agjencia deri tek ky vendim ka ardhur pas rekomandimeve të Komisionit Evropian përkatësisht Komitetit për Barna për Përdorim Human ngase substanca ranitindë posedon nivele të ulta të papastërtisë të quajtur N-nitrosodimetilaminë (NDMA) e cila klasifikohet si kancerogjen i mundshëm për njerëzit.

“Në bazë të këtij vendimi produkti duhet të tërhiqet nga të gjitha institucionet shëndetësore (barnatore, spitale etj) dhe nuk duhet të vihet në dispozicion të pacientëve apo tu administrohet atyre” thuhet në njoftimin e Odës së Farmacistëve të Kosovës


Ranitidina përdoret për reduktimin e acidit në lukth te pacientët me sëmundje të tilla si urthi dhe ulçera e lukthit. /Shqip.com