Lajme

Ndalohet një zyrtar i ShSKUK-së, dyshohet për keqpërdorim të pozitës

ShSKUK

L.J., zyrtar i TI-së në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë pasi dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Siç njofton Prokuroria, hetimet për këtë rast kanë zgjatur disa muaj dhe janë zhvilluar nga Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Dyshohet se i njëjti, në cilësinë e menaxherit të kontratës nga QKUK “Furnizimi dhe montimi i sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, ka kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në komunikatën për media.

Prokurori i çështjes, lidhur me këtë rast është​ duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

Ndërsa, ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale./SHQIP.com