Lajme

Ndalohet një shofer i dehur në autostradë, pa patentë dhe pa regjistrim të automjetit

Foto e publikuar nga Policia e Kosovës, duke treguar nivelin e alkoolit tek vozitësi i automjetit

Policia e Kosovës e ka ndaluar një person duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, pa patent shofer dhe pa regjistrim të automjetit.

“Njësia për kontroll të autostradave gjate kontrollit në  trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin pa patentë shoferi, pa regjistrim të automjetit si dhe nën ndikimin e alkoolit ku sasia e alkoolit ne gjak ishte 2.50 promilë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Vozitësit të automjetit i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik, e cila i procedohet gjykatës për kundërvajtje duke i përshkruar të gjitha shkeljet e gjetura.

Gjithashtu të njëjtit i janë konfiskuar targat e automjetit përkohësisht.

Tutje, Policia e Kosovës bën të ditur se me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafik do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave ndaj kundërvajtësve që rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

/Shqip.com