Lajme

Ndalohet në veri një auto-ambulancë me barna, dyshohet se po kontrabandoheshin nga Serbia

Auto-ambulanca që dyshohej se më të kontrabandoheshin barna

Në fshatin Rudarë të Zveçanit, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu kanë ndaluar një automjet, me të cilin dyshohet se po kontrabandoheshin barna.

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti i ndaluar ishte një auto-ambulancë që drejtohej nga D.S., viti i lindjes 1965 në Mitrovicë e me banim në Zveçan.

“Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, të ngarkuar në të, kanë hasur pako me produkte medicionale me banderola të Serbisë. Drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicioanle, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore”, thuhet në njoftim.

Auto-ambulanca që dyshohej se më të kontrabandoheshin barna

Lidhur me rastin ka njoftuar prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe në koordinim me të, ky rast është duke u trajtuar nga policia./Shqip.com

Auto-ambulanca që dyshohej se më të kontrabandoheshin barna