Lajme

Ndalohet ish-drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, dyshohet për keqpërdorim detyre

Komuna e Gjilanit

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 orë ish-drejtorin e Urbanizmit të kësaj komune.

Ish-drejtori me inicialet B.B, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda,  ju njofton se pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim Policinë  e Kosovës- NJHRKEK në Gjilan, ka ndaluar për 48 orë, ish drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, tani të dyshuar B.B, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar’ nga neni 414 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Sipas Prokurorisë, i njëjti, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, ka lëshuar leje të ndërtimit pa u plotësuar kushtet ligjore” thuhet në komunikatë./Shqip.com