Lajme

Ndalohen punimet në një mbindërtim në Prishtinë

Mbindërtimi në Prishtinë.

Punimet në një mbindërtim në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë janë ndaluar të hënën nga Inspekcioni, përcjell Shqip.com.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se nuk do lejojnë ndërtime të tilla në asnjë rrethanë duke shtuar se dënimet do të jenë të pafalshme.

Mbindërtimi në Prishtinë.

“Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalur ndërtimin.

Inspekcioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroj se dënimet për këto raste do të jenë të pa falshme. Ndërtimet e tilla nuk do të lejohen në asnjë rrethanë”, shkroi ndër tjerash ai.

Tutje, Rama ka inkurajuar dhe ftuar të gjithë qytetarët që të raportojnë rastet e tilla te organet kompetente./SHQIP.com