Lajme

Ndalohen katër persona pas vrasjes së rëndë në Gjilan

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar katër persona në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në incidentin e mbrëmjes të së hënës me armë zjarri në Gjilan, me ç’rast E.R, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se të ndaluarit që dyshohen të jenë të përfshirë në këtë rast janë V.J., B.K., A.S. dhe E.N.

Gjithashtu, nga kjo ngjarje është plagosur edhe i dyshuari V.H., i cili është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nën mbikëqyrjen dhe sigurimin e njësiteve policore.

Po ashtu bëhet e ditur se në këtë rast dyshohet se ka qenë i involvuar edhe një person tjetër, i cili për momentin gjendet në arrati.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit E.R. është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa, ndaj të dyshuarve të lartshënuar brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, nga Gjykata Themelore në Gjilan. /Shqip.com