Lajme

Ndalohen dy persona për kanosje ndaj gazetarëve

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me aktvendim të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy persona me inicialet R.S. dhe T.P., pasi të njëjtit dyshohen se kanë kanosur dy gazetarë.

Personi me inicialet R.S., dyshohet se ka kanosur gazetarin Sh.K., duke kërkuar nga i njëjti ta largoj nga portali përkatës shkrimin e tij.

Ndërsa, në rastin e dytë personi me inicialet T.P., ka kanosur gazetarin G.G., përmes rrjeteve sociale, atij facebook.

“Të dyshuarit ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet  e mëtejme procedurale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./SHQIp.com