Teknologji

Ndalohen aplikacionet e lojërave të fatit në App Store

Së fundmi Apple rriti hapësirën e reklamave në App Store në kërkim të të ardhurave më të mëdha nga reklamat, por kjo dështoi në më shumë se një mënyrë. 

Kjo pasi pati një protestë publike menjëherë pasi disa nga ato vende reklamash u blenë nga shërbimet e lojërave të fatit

Kjo i vë disa përdorues të ndjeshëm që përpiqen të luftojnë varësinë nga kumari në një vend të vështirë ose të paktën ky është argumenti kryesor që përdoruesit po bashkohen në internet. 

Si përgjigje Apple doli me një deklaratë se po ndalon reklamimin e aplikacioneve të tilla.

Megjithatë, vendimi i Apple nuk tingëllon shumë i përhershëm, kjo pasi nuk ka sqaruar se sa do të zgjasë kjo pauzë dhe nëse do të lejojë përfundimisht reklamat e lojërave të fatit sipas rregullave të reja.

/Shqip.com