Ndalen “mbretërit”

U njoftuan me barazim – pas një kohe të gjatë.
Pas një serie të jashtazakonshme të rezultateve pozitive në La Liga, Real Madrid është ndalur.
“Los Blancos” kanë barazuar pa gola kundër Cadizit, në takimin e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.
Ani pse e dominuan lojën për gjatë tërë 90-të minutave, në fund të dyja skuadrat arkëtuan nga një pikë.
Në këtë ndeshje, madrilienët ishin të hendikepuar pasi patën mungesa të disa futbollistëve si : Luka Modric, Marcelo, Marco Asensio, Gareth Bale, Andriy Lunin dhe Rodrygo, të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19.
Pozitiv me COVID-19 rezultoi edhe trajneri, Carlo Ancelotti.
Por, përkundër këitj gabimi, Real Madrid mbetet lider i padiskutueshëm në La Liga.
“Mbretërit” kanë gjithsej 43-të pikë, pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara.
Gjashtë më shumë se Sevilla e vendit të dytë.
Ky ishte barazimi i katërt në këtë kampionat, ndërsa kanë 13-të fitore dhe katër barazime.
Kurse, Cadiz mbetet në vendin e 19-të dhe rrezikon të bie nga elita e futbollit spanjoll./Shqip.com