Sport Ndërkombëtar

Ndalen “luftëtarët”

Dallas Mavericks triumfon ndaj Golden State

“Luftëtarët” e humbën një “betejë”.

Golden State Warriors kanë pësuar humbje – në shtëpi, nga Dallas Mavericks.

Ani pse vendasit favorizoheshin në letër, në parket nuk fituan dot.

Basketbollisti më i dalluar te skudra mysafire ishte Luka Doncic.

Shtatëlarti shënoi 26 pikë, asistoi tetë herë dhe regjistroi shtatë kërcime.

Paraqitje të mirë pati edhe Doriuan Finney-Smith, i cili realizoi 27 pikë dhe bëri shtatë kërcime.

Stephen Curry is M.I.A. tonight in Dallas | Marca
Momente nga takimi

Në anën tjetër, te Warriors u dallua Andrew Wiggins, që shënoi 17 herë, asistoi dy herë dhe pati tre kërcime.

Një takim të zbehtë e pati Stephen Curry, pasi ishte autor i vetëm 14 pikëve. Ndërsa, asistoi pesë herë dhe bëri nëntë kërcime.

Përkundër kësaj humbje, Golden State mbetet në vedin e parë të Konferencës Perëndimore.

Kjo skuadër ka regjistruar deri më tani 29 fitore dhe vetëm tetë humbje, statsistika të njëjta me Mavericks Suns që janë një vend më poshtë, por koshashënimi e bën diferencën.

Në anën tjeter, Mavericks kanë pasur rezultate më të dobëta dhe gjenden në vendin e pestë.

Deri më tani, ky ekip ka arkëtuar 20 fitore dhe është mposhtur 18 herë. /Shqip.com

Tabela e Konferencës Perëndimore