Lajme

Ndahet nga jeta ish-ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf

Ndahet nga jeta diplomati gjerman, Peter Zingraf.

Njoftimi është bërë nga Ambasada gjermane në Tiranë, ndërsa Zingraf shërbeu si ambasador në Shqipëri në periudhën 2019-2023.

Zingraf u bë pjesëtar i diplomacisë në vitin 1993 në Bonn.

Prej vitit 1996 deri në 1999, punoi në ambasadën gjermane në Varshavë.

Në 2002, ai shkoi në ambasadën gjermane në Dar es Salaam të Tanzanisë.

Nga viti 2005 punoi në departamentin qendror të Zyrës së Jashtme dhe nga viti 2010 në ambasadën gjermane në kryeqytetin irlandez Dublin, ku ishte zëvendës i ambasadorit.

Midis 2013 dhe 2016 punonte në departamentin e politikës së jashtme në Zyrën Federale të Presidentit gjerman.

U rikthye prapë në departamentin qendror të Zyrës së Jashtme gjatë vitit 2016.

Njoftimi nga Ambasada gjermane

Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf.

Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë.

Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve.

Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh.

/Shqip.com