Rozë

Ndahet çifti i Big Brother Vip?

Big Brother VIP Kosova

Mbrëmë në prime ka pasur përsëri përplasje në mes të Andit dhe Gresës.

Debati në mes tyre arriti në atë pikë, saqë Gresa kërkoi që në këto ditë që kanë mbetur ajo të koncentrohet në lojën e saj e ai në të tijën, e gjërat t’i shohin jashtë.

“Na kanë mbetur edhe pak ditë, ti koncentrohu në lojën tënde e unë timen. Gjërat e tjera i vazhdojmë jashtë”, ka thënë Gresa.

Andi dhe Gresa

Në ato momente, opinionisti i BBVK-ës, Olti Curri, e ka pasur një pyetje pikante për Andin.

“Andi, a i zgjedh 200 mijë euro apo Gresën?”, ka thënë Curri.

Ndërsa, Andi u përgjigj duke thënë se i zgjedh 200 mijë euro.

Kjo ka bërë që dyshja të kenë përplasje edhe gjatë darkës në prime.

/Shqip.com