Sport Shqiptar

Ndahen në paqe “skifterat dhe plisat”

Prishtina-Gjilani

Nuk ka fitues.

Derbi i javës së 22-të në Superligën e Kosovës – ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit ka përfunduar me rezultat 2-2.

“Skifterat” e nisën më mirë takimin dhe arritën që të realizojnë të parët, më anë të Gerhard Prognit.

Për sulmuesin nga Shqipëria – kjo ishte edhe një dëshmi tjetër e formës së lartë nëpër të cilën po kalon.

Teksa, për ta dyfishuar rezultatin u përkujdes qëndërmbrojtësi Arbër Prekazi.

Por, bardhekaltërit nuk u dorëzuan.

Prishtina – Gjilani – foto nga e kaluara

Fillmisht, Oto John shënoi në minutën e 80-të për ta ngushtuar epërsinë e gjilanasve.

Kur u mendua se ndeshja do përfundonte me këtë rezultat, në “skenë” doli Endrit Krasniqi.

Pas një goditje – të ekzekutuar në mënyrë mjeshtëorore – ai e dërgoi topin në rrjetë dhe të dy ekipet u “ndanë në paqe”.

Me këtë barazim, Gjilani bën një hap prapa për titull, pas gjendet në kuotën e 43 pikëve, dy më pak se Ballkani që është lider.

Kurse, Prishtina mbetet në vendin e gjashtë – me 26 pikë të grumbulluara.

Në takimet tjera – të zhvilluara sot, Dukagjini shënoi fitore, 0-3 në udhëtim te Feronikeli.

Kurse, Ulpiana e mposhti Drenicën me rezultat 3-1 për ta bërë “luftën” për mbijetesë akoma më interesante. /Shqip.com

Tabela e Superligës