Rozë

Ndahen Ledri dhe Sara? Reagon blogerja në Instagram

Sara Hoxha dhe Ledri Vula

Sara Hoxha po vazhdon pjesëmarrjen e saj në “Dancing with the stars”.

Që kur ajo u bë protagoniste e spektaklit, ka qenë e diskutuar në mediat rozë për raportin e saj me reperin Ledrin.

Sara është parë shpesh në vallëzime sensuale balerinët e zgjedhur nga produksioni i këtij spektakli.

Ledri shpesh ka shprehur edhe përkrahjen e tij ndaj Sarës.

Mirëpo, veprimet e fundit, kanë kapur “syrin” e mediave. Ledri nuk po i bën më ‘like’ postimet e Sara Hoxhës.

Kjo ka hapur dyshime për një krizë në lidhjen e tyre – duke raportuar se dyshja janë ndarë.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe këtë e ka mohuar edhe vet Sara, e cila në formë të shakas ka thënë se nëse e fiton DWS me ato para do të bëjë dasmë- duke kërkuar që të bëhet tag reperi.

/Shqip.com