Lajme

Ndahen 150 mijë euro për Komunën e Deçanit

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndajë 150 mijë euro për Komunën e Deçanit, shkruan SHQIP.

Kjo shumë do të shfrytëzohen për financim të rregullimit të sistemit të ujësjellësit, pas situatës së dyshimtë të helmimit të shumë qytetarëve të kësaj komune.

Propozimi është bërë nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“150 mijë euro i ndau për Deçanin sot Qeveria e Republikës së Kosovës. Përderisa hetimi për etiologjinë e helmimit po vazhdon nga ekipet e IKShPK-së, të gjitha institucionet janë vënë në krye të punës për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve dhe stafit mjekësorë në atë komunë. Ministria e Shëndetësisë ka dërguar staf dhe barna shtesë, policia po qëndron e mobilizuar duke ofruar edhe asistencë, kurse FSK-ja ka vendosur atje njësi dhe kapacitete për materie të rrezikshme. Çdo gjë po bëhet për ta tejkaluar sa më mirë këtë situatë që na ka rënduar të gjithëve”, thuhet në njoftimin e Levizjës Vetëvëndosje.

Rreth një mijë e 500 qytetarë dyshohet të jenë helmuar në Deçan, banorët thonë se ky helmim “ka ardhur nga uji”./SHQIP.com