Sport Ndërkombëtar

NBA publikon listën e fanellave më të shitura

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, NBA ka publikuar renditjen e fanellave të shitura për çdo skuadër. Kjo renditje është bërë në bazë të informacionit që vijnë nga dyqanet zyrtare të 30 skuadrave të NBA.

Basketbollisti LeBron James dhe skuadra e Lakers kryesojnë këto dy renditje, duke qenë lojtari dhe ekipi që kanë shitjet më të mëdha. Në vendin e dytë ndodhet basketbollisti Stephen Curry, ndjekur nga Jayson Tatum e Giannis Antetokounmpo.

Kjo renditje thuajse konfirmohet edhe te fanellat e skuadrave, ku pas Lakers ndodhet ekipi i Golden State Warriors e Boston Celtics. Ndërsa në vendin e katërt ndodhet Phoenix Suns, që lë pas Milwaukee Bucks.

Skuadra e Lakers, edhe pse mezi u kualifikua në play off, duke fituar ndeshjen shtesë të “play in” ndaj Minnesota, mbetet ekipi më i ndjekur nga fansat. Në “top-15” fanellat e lojtarëve më të shitur është edhe ajo e Jordan Poole, një surprizë.

/Shqip.com