Sport Ndërkombëtar

Navas – në radarin e Napolit

Keylor Navas

Pas tre viteve qëndrim në Francë – një largim po duket afër.

Keylor Navas dhe Paris Saint Germain mund t’i ndajnë rrugët në këtë merkato të verës.

Teksa, interesim për të ka shprehur Napoli.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Paris Saint-Germain e konsideron KN një profesionist dhe portier të klasit të lartë, por ai mund të largohet me një propozim të mirë. Bisedimet me Napolin në një marrëveshje të ndarë – të dy Kepa dhe Keylor janë në listën e klubit.PSG dëshiron të mbyllë marrëveshjen e Fabián Ruiz me ose pa Keylor Navas”, ka shkruar Romano.

Navas – ka zhvilluar në total 71 ndeshje në Ligue 1 dhe 24 në Ligën e Kampionëve.

Por, konkurenca me Gianluigi Donnarumman – ka bërë që të jetë në stol – në disa ndeshje të rëndësishme të sezonit të kaluar.

35 vjeçari ka një karrierë të pasur – dhe ndër të tjera numëron katër trofe të Ligës së Kampionëve – me Real Madrid./Shqip.com