Navas mbetet te PSG pavarësisht ardhjes së Donnarummas
Publikuar:
(14.07.2021 14:16:10)
Portieri i Paris Saint-Germain, Keylor Navas është i vendosur të qëndrojë në Paris pavarësisht transferimit të Gianluigi Donnarummas në klub, transmeton Shqip.com.
Sipas “ESPN”, Navas është i vendosur të qëndroj në klubin francez.
Donnarumma kompletoi transferimin e tij si lojtar i lirë pasi vendosi të mos vazhdoj kontratën me Milanin.
PSG nga ana tjetër, nuk do të shikojë ta shes Navas, madje ata po planifikojnë të qëndrojnë me të si portierin e tyre të parë për fillim e sezonit të ri./Shqip.com