Lajme Botë

NATO: Retorika berthamore e Putinit është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme

NATO
NATO

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku tha se retorika bërthamore e presidentit rus, Vladimir Putin është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme.

Deklarata e zëdhënëses së NATO-s erdhi pasi Putini njoftoi planet e tij për të stacionuar armë bërthamore taktike në Bjellorusi.

Njoftimi i Putinit kishte ardhur si një paralajmërim për NATO-n e cila është duke e ndihmuar ushtarakisht Ukrainën në luftë.

Kjo gjë bëri që NATO që të bëjë thirrje për një takim të Këshillit të Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“NATO është vigjilente dhe ne po mbikëqyrim nga afër situatën. Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrim bërthamor të Rusisë që do të na bënte të përshtatnim tonat”, tha Lungesku, shkruan Reuters.

Kujtojmë se të shtunën, Putini e krahasoiplanin e tij me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vendosjen e armëve në Evropë. Ai gjithsesi, këmbënguli që Rusia nuk do t’i shkelë premtimet e veta.

Por, lidhur me këto pretendime, ka një  përgjigje zëdhënësja e NATO-s

“Referenca e Rusisë ndaj ndarjes bërthamore të NATO-s është krejtësisht mashtruese. Aleatët e NATO-s veprojnë me respekt të plotë të angazhimeve të tyre ndërkombëtare. Rusia ka thyer vazhdimisht angazhimet e saj të kontrollit të armëve”.

Shefi i sigurimit të Ukrainës, Oleksii Danilov, tha se plani i Rusisë do të destabilizonte Bjellorusinë.

Ndër të tjerë që dënuan planin e Putinit ishte edhe Lituania e cila bëri thirrje për më shumë saksione ndaj Moskës dhe Minskit.

Kurse, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell kërkoi nga Bjellorusia që të mos pranonte armët bërthamore duke potencuar se e kundërta do të sjellte snaksione.

Rusia dhe Bjellorusia kanë lidhje të ngushta ushtarake. Minsku e lejoi Moskën që të përdorte territorin e saj si pikë për pushtimin e Ukrainës.

/Shqip.com