Lajme

NATO do të miratojë zbarkimin e katër batalioneve shtesë në kufijtë lindorë të Evropës

REUTERS/Yves Herman

Udhëheqësit e NATO-s do të miratojnë vendosjen e katër batalioneve shtesë në Hungari, Rumani, Bullgari dhe Sllovaki në samitin e tyre të enjten.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në NATO, Julie Smith, shkruan CNN.

Duke folur në një ngjarje të Këshillit Atlantik, Smith tha se NATO është në diskutime rreth pranisë së saj në krahun e saj lindor.

“Do të na duhet të bëjmë një sërë vlerësimesh të vazhdueshme rreth qëndrimit tonë të forcës që do të na marrë javë e muaj në të ardhmen,” tha ajo.

Gjithashtu ajo tha se është endë një pyetje e hapur se si aleanca do të trajtojë marrëveshjen NATO-Rusi, për të cilin aleatët e NATO-s besojnë se Rusia është duke e shkelur atë.

Smith pretendoi se propozimi i Polonisë për një mision paqeruajtës të NATO-s për Ukrainën nuk është “i vdekur në ujë”, por tha se aleatët duan të dinë më shumë rreth saj.