NATO bën thirrje për shtensionim të situatës në Veri të Kosovës

NATO ka bërë thirrje për shtensionim të situatës në Veri të Kosovës, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha se bëjnë thirrje që Beogradi dhe Prishtina të përmbahen dhe të shmangin veprimet e njëanshme dhe të kthehen në dialog.
“NATO bën thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm në veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të kthehen në dialog. Mandati mbetet për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.
#NATO calls for immediate de-escalation in the north of #Kosovo. We urge both Belgrade & Pristina to exercise restraint, avoid unilateral actions & return to dialogue. @NATO_KFOR’s mandate remains to ensure a safe & secure environment & freedom of movement for all communities.
— Oana Lungescu (@NATOpress) September 24, 2021
Ndryshe, të hënën, Qeveria e Kosovës ka vendosur reciprocitetin e targave me Serbinë, sipas të cilit, çdo veturë që hyn në Kosovë duhe t’i ndërrojë targat e veturave me ato të përkohshme të Kosovës.
Si shenjë revolte për këtë, banorët serbë në komunat veriore të Kosovës kanë bllokuar rrugët, duke mos lënë kështu që mos të kalojë askush.
Për të mbikëqyrur situatën, aty janë pozicionuar Njësitet Speciale të Kosovës, që po qëndrojnë aty nga e hëna. /Shqip.com