Sport Ndërkombëtar

Natë magjike nga Enis Bardhi

Enis Bardhi

Enis Bardhi e ka nisur me këmbë të mbarë – “aventurën” në Superligën turke.

Mesfushori nga Maqedonia e Veriut ka shënuar dy gola në debutimin e tij me Trabzonspor.

Ani pse skuadra e tij pësoi humbje me rezultat 5-2 nga Antalyaspori, Bardhi ishte fenomenal dhe e tundi rrjetën në minutat shtesë të pjesës së parë dhe në minutën e 73-të.

27 vjeçari e tregoi edhe një herë klasin e tij – duke dhënë sinjale që në Superligën Turke – do të “ringjallet”.

Ai u bashkua me Tabznosportin – vetëm disa ditë më parë, teksa paraprakisht ishte pjesë e Levantes.

Në sezonën e fundit – ai zhvilloi 30 ndeshje në La Liga, shënoi tre gola dhe asistoi po aq herë.

Bardhi– tashmë do të luaj në Ligën e Kampionëve – ndjenjë të cilën nuk e ka provuar asnjëherë në karrierë.

Enisi – është pjesë e rregullt edhe e Përfaqësues së Maqedonisë së Veriut – dhe do e ketë fatin që të luaj në Kampionatin Botëror “Katari 2022”./Shqip.com