Natë historike për Lacazette

U rikthye në shtëpi dhe po e shijon futbollin përsëri.
Madje, sonte është futur në librin e rekordeve.
Alexandre Lacazette është bërë golashënuesi i tretë më i mirë – në historinë e Olymique Lyonnais.
Sulmuesi francez e tundi rrjetën ndaj Angers për ta shënuar këto rekord historik.
Në total – ai ka shënuar 132 gola me këtë skuadër.
Më shumë se Lacca kanë vetëm Bernard Lacombe – 149 dhe Fleury Di Nallo – 222.
31 vjeçari ka realizuar tre herë në Ligue 1 dhe ka regjistruar një asistim – në këtë sezon.
Për pesë sezone, qendërsulmuesi ishte pjesë e Arsenalit – skuadër me të cilën i ndau rrugët në merkaton e verës.
Këto paraqitje me Lyonin – mund të bëhen arsye që ai të ftohet në kombëtaren franceze – ani pse konkurenca te “gjelat” është e madhe./Shqip.com