Natë e paharrueshme për Stephen Curry-n

Stephen Curry po vazhdon të jetë “snajperist” i saktë mbi parket.
Ylli i Golden State Warriors shënoi plotë 50 pikë, në ndeshjen që ata e fituan ndaj Atlanta Hawks, me rezultat 127-113, shkruan Shqip.com.
33 vjeçari regjistroi edhe dhjetë asistime dhe kjo ishte hera e parë që regjistroi “double-double” në një ndeshje ku realizoi 50 pikë.
Kjo ishte vetëm një nga netët magjike që amerikani po kalon, pasi deri më tani ka qenë protagonist kryesor i skuadrës së tij – në shumë ndeshje.
Me këtë fitore, Warriors gjenden në vendin e parë në konfercën perëndimore.
Në nëtë ndeshje të zhvilluara, ata kanë regjistruar tetë fitore dhe një humbje.
Në formë të mirë në këtë konferencë po kalojnë edhe Utah Jazz dhe Dallas Mavericks që kanë nga shtatë fitore dhe dy disfata.
Rezultatet në të gjitha ndeshjet e NBA:
Philadelphia 76ers 96-103 New York Knicks
Chicago Bulls 118-95 Brooklyn Nets
Memphis Grizzlies 125-118 Minesota Timberëolves (OT)
Dallas Mavericks 108-92 Neë Orleans Pelicans
Golden State Warriors 127-113 Atlanta Haëks
Denver Nuggets 113-96 Miami Heat
Sacramento Kings 104-109 Phoenix Suns
Los Angeles Lakers 126-123 Charlotte Hornets (OT)