Sport Shqiptar

“Natë e madhe” për sportin shqiptar

Përfaqësuesja e Kosovës

Sonte, sporti shqiptar mund të i shënojë tre fitore.

Me fillim nga ora 18-00, Përfasqësuesja e Kosovës do luajë në udhëtim te Suedia në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëroror, “Katari 2022”, shkruan Shqip.com.

Dardanët në këtë ndeshje do të hynë për rezultat pozitiv pasi gjendja në të cilën gjenden Grup nuk është e mirë.

Skuadra e udhëhequr nga Bernard Challandes gjendet në pozitiën e katërt më katër pikë të grumbulluara, kurse Suedia me një ndeshje më pak, është në vendin e dytë dhe ka nëntë pikë.

Në këtë takim, pë herë të me fanelën e Kosovës mund të paraqitet Toni Domgjoni që tashmë ka mërrë dritën jeshile nga FIFA.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
Dardanët gjatë nisjes për Suedi

Një orë pasi të përfundojë ndeshja e Kosovës, vëmendja do të bartet në Hungari ku Shqipëria do të luajë në udhëtim.

Të udhëhequr nga Edoardo Reja, kuqezinjtë do të kërkojnë një rezultat pozitiv pasi do ishte një hap i madh para drejtë “Katari 2022”.

Shqipëria gjendet në vendin e dytë në Grupin I me 12 pikë dhe nëse arrijnë që ta ruajnë këtë pozitë deri në fund të kualfikimeve, atëherë Kampionati Botëror nuk do jetë vetëm ëndërr.

Mund të jetë një imazh i 1 person
Stërvitja e fundit e Kombëtares Shqiptare

“Qershia mbi tortë” mund të jetë meçi i Haxhi Krasniqit ndaj Dominic Boeselk që fillon reth orës 23-00.

Boksieri nga Juniku është Kampion i Botës në IBO dhe WBA në peshat gjysmë të rënda, ndërsa në këtë ndeshje do mundohet t’i mbrojë këta tituj.

Kundërshtari i tij është po i njëjti të cilën e kishte mposhtur për tu bërë kampion me 10 tetor të vitit 2020.

Ndeshja do të zhvillohet në në “GETEC Arena” në Magdeburg, Sachsen-Anhalt, Gjermani./Shqip.com

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Haxhi Krasniqi dhe Dominic Boeselk