Sport Ndërkombëtar

Natë e madhe në “San Siro”

Milani kërkon fitore ndaj Liverpoolit

Një fije e hollë peri po i mban në lojë.

Në “San Siron” e mbushur me me tifozë të zjarrtë që nuk e tradhëtuan skuadrën e zemrës asnjëherë, AC Milan do e presë Liverpoolin në krye me Jurgen Klopp.

Në këtë takim, që nisë me fillim nga ora 20:45, rosonerët nuk kanë opsion tjetër pos fitores.

Në anën tjetër, anglezët do zbresin në fushën e gjelbër si liderë të grupit, të kualfikuar në fazën tjetër me eleminim direkt, pa ndjenjen e presionit.

Skuadra e udhëhqur nga Stefano Pioli është e “plagosur” paraprakisht, pasi Rafael Leao – që është një nga futbollistët kryesorë të skuadrës – ka mbetur jashtë për shkak të lëndimit.

AC Milan appoint Stefano Pioli as permanent manager after turning back on  first choice Ralf Rangnick | The Independent | The Independent
Stefano Pioli

Nëse i shtohet fakti që edhe Ante Rebic ka kohë që është i lënduar – atëherë kuptohet se italianët janë të hendikepuar në repartin e sulmit.

Ky Milan, ka treguar dy fytyra deri në këtë fazë të kampionatit.

Në Serie A – ka qenë skuadër superiore,  ndonëse me kriza të vogla kohë pas kohë.

Vendi i parë në futbollin elitar të Italisë është një vulë e vazhdueshmërisë të rezultateve pozitive – që i faturohet Piolit.

Strategu italian ka arritur të bëjë një kombimim perfeket të gjeneratave – duke krijuar një ekip garues për të tashmen dhe tejet premtues për të ardhmen.

Por, në Champions gjërat nuk i kanë shkuar aspak për shtati.

Në gjashtë ndeshje të zhvilluara, skuadra që ai drejton ka arritur që të korrë vetëm një fitore, teksa është mposhtur tre herë dhe ka regjistruar një barazim.

AC Milan does not forget one of Ancelotti's discards
AC Milan

Por, një humbje e tyre do e ndryshonte edhe fatin e kundërshtarëve.

Në të njëjtin orar, në Portugali, Porto do e e presë Atleticon e Diego Simeones – për të “luftuar” për njjë kualifikim tutje.

Nëse rosonerët pësonjë humbje dhe Atletico Madrid shënon fitore ndaj Portos, atëherë skuadra italiane nuk do marrë pjesë as në Europaligë dhe do e mbyllë grupin në vend të fundit.

Aktualisht, Milani ka katër pikë dhe është në vendin e tretë,  njëjtë edhe Atletico që është një pozitë më poshtë, kurse portugezët janë në vendin e dytë me pesë pikë.

Situata në Grupin B

Me skenarin e lartëpërmendur, pas një fitore, spanjollët arrijnë kuotën e shtatë pikëve dhe ngritët në vendin e dytë, Porto zbret në të tretin dhe kualifikohet në Europaligë, kurse Milani mbetet pa gara evropiane.

Andaj, synohet vetëm fitorja, përndryshe “San Siro” do “mbushet me lotë”.

Madje, ata ishin me një këmbë jashtë kësaj gare, por vetëm një gol e shënuar nga Messiah – në minutën e fundit në “Wanda Metroplitano” i dha ende jetë kuqezinjëve.

Rekordi që mund të thyej sonte Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic extends AC Milan contract for 2020/21 season | Football  News - Times of India
Zlatan Ibrahimovic

Përgjëgjesinë më të madhe në supe edhe sonte do e bartë Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez, ani pse 40 vjeçar, është autori gjashtë golave dhe dy asistimeve në këtë sezonë, teksa në fjalorin e tij nuk ekziston fjala “pensionim”.

Shtatëgjati mund të thyej edhe një tjetër rekord, duke e shënuar emrin e tij edhe një herë në librat e historisë.

Nëse, Ibra shënon gol, ai bëhet golashënuesi më i vjetër në historinë e këtij kompeticioni, duke e thyer rekordin e Francesco Tottit, i cili kishte shënuar gol në moshën 38 vjeçare./Shqip.com