Natë e madhe e magjistarit të vogël

Me 36 vjet në supe e dhuroi një natë magjike.
Mosha po ndihet inferiore përballë Luka Modric.
Teksa po zhvillohej minuta e 80-të e takimit, magjistari i vogël dhuroi një asistim që rrallë shihet në fushën e gjelbër.
Topi arriti në kokën e Rodrigos – i cili e tundi rrjetën.
Me atë gol – madrilienët i siguruan vazhdimet dhe pjesa tjetër është histori.
Modric u shpall lojtari i ndeshjes dhe tha se “unë shkoj vit pas viti si gjithmonë. Tani e rëndësishme është që jemi në gjysmëfinale.Unë jap maksimumin në fushë për të rikthyer të gjithë dashurinë që ma tregojnë madrilenët”.

Numri dhjetë i mbretërve po vazhdon të jetë startues i padiskutueshëm në mesfushë.
Së bashku me Toni Kroos dhe Casemiron nuk po lënë vend për zëvendësime.
37 vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje në La Liga dhe dhjetë në Ligën e Kampionëve.
Kontrata me madrilienët i skaon në fund të këtij sezoni – por interesimi për vazhdimin e kësaj historie të bukur është e të dyja palëve. /Shqip.com