Sport Ndërkombëtar

Nate Diaz e rrah një njeri në rrugë (VIDEO)

Nate Diaz ka qenë protagonist i një sherri në një rrugë në Nju Orleans, pas së cilit është lëshuar një  urdhër-arrest ndaj tij.

Ish-luftëtari i UFC-së, është akuzuar për një kontakt fizik të shkallës së dytë. Policia vendase ka konfirmuar deklaratën për sherrin ku ishte i përfshirë edhe Diaz.

“Në orën 2:10 të mëngjesit të së shtunës, 22 prill,  oficerët dhe mbikëqyrësit e shëtitores u alarmuan nga një sherr të madh në Bourboon St. Oficerët ishin në gjendje të shpërndanin turmën. Dëshmitari raportoi policinë për një mashkull të bardhë, i cili besohej të ishte pa ndjenja. Pak kohë më vonë, personi rifitoi vetëdijen. Oficerët vëzhguan se personi kishte gjakderdhje nga pjesa e pasme e kokës dhe u thirr ndihma e shpejtë. Pas hetimeve është lëshuar një urdhër-arrest për Nate Diaz, i cili është akuzuar për një kontakt fizik të shkallës së dytë. Ai nuk ndodhet në paraburgim momentalisht”,

Diaz dukej se mbyti një person gjatë një zënke në rrugë në Bourbon Street në New Orleans pasi mori pjesë në Misfits Boxing 6 të premten. Diaz dhe personi në fjalë që mësohet të jetë një TikTok-er i njohur fillimisht po debatonin ashpër dhe po ngjallnin një debat. Diaz, për të mos përdorur grushtet e tij të fuqishëm, përdori një teknikë dorëzimi duke e kapur prej qafe dhe në pak sekonda e ka lënë pa ndjenja personin në fjalë, ku humbi vetëdijen dhe në momentin e përplasjes në tokë, duket se ka lënduar kokën nga pas

/Shqip.com