Rozë

Nata finale, gazetarja zbulon surprizat

Edhe pak ditë na ndajnë nga nata finale e Big Brother Vip, për të bërë publik dhe emrin e fituesit

Moderatorja, Jetona Koçibelli ka komentuar zhvillimet që mund të ndodhin atë natë ku në ‘Breaking Top News’ tha se do të ketë afterparty dhe do të jetë një finale plot emocione.

E pyetur nëse Kiara Tito do t’i realizonte një surprizë Luiz Ejllit si finalist, për të pasur dasmë reale live ajo tha se nuk beson të ndodhë kjo gjë, pasi çiftit i duhet më shumë kohë që të finalizojnë këtë ceremoni me familjarët.

Martesë natën e finales?

Nuk besoj që ka vend dhe për dasmë, do jenë emocionet e fituesit. Do ketë afterparty, pas finales dhe ajo natë do shkojë deri në mëngjes, duhet moment më i qetë që Kiara dhe Efi të finalizojnë ceremoninë e tyre.

Sakaq tha se Efi po ashtu është një konkurrente e fortë në BB dhe mund të jetë pretendente për fituese, por mbështetjen sipas saj më të madhe e ka Luizi.

Efi ka zënë polin e kundërt, të marrë vendin e Oltës e penalizon për të marrë kupën?

Luizi ka mbështetje të madhe, dhe Efi ka shumë komente por besoj se këngëtari është më lart. Mbetet surprizë se çfarë do ndodhë në natën finale./panorama/

/Shqip.com