Sport Shqiptar

Nata e titullit

Palestra “Minatori”, në Mitrovicë, sonte do të jetë shumë e vogël për t’i pranuar të gjithë të interesuarit për të qenë brenda e saj.

Trepça do të jetë mikpritëse e Pejës, në ndeshejne e pestë të serisë finale të play-off-it për kampionatin e sivjetmë.

2:2 është seria finale, ndërsa të dy skuadrat e duan titullin pas një dekade.

Edicioni po përmbyllet me super sfidë, ndërsa ka qenë njëri nga më interesantët në vitet e fundit, kurse interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, sidomos gjatë garave shtesë.

Në katër takimet finale, mitrovicasit dhe pejanët kanë fituar si vendas. “Xehetarët” fituan 94:86 dhe 97:90, kurse verdhezinjtë fituan 107:79 dhe 87:83.

Përveç kampionit, do të vendoset edhe kush do të shpallet MVP.

Mitrovicasit për herë të fundit ishin shpallur kampionë më 2012, kurse pejanët një vit më vonë, 2013. Në këtë edicion mitrovicasit fituan Kupën, kurse pejanët ishin finalistë të Ligës Ballkanike.

Për të depërtuar deri në finale, Trepça ka eliminuar Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, ndërsa Peja eliminoi Golden Eagle Yllin.

/Shqip.com