Kulturë

Nata e dytë e operës në “Ramë Lahaj International Opera Festival”

Koncerti ‘Ramë Lahaj International Opera Festival’, do të vazhdojë mbrëmjen e dytë të dielën.

Në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, duke filluar prej orës 20:00 do të jetë nata e operës me pjesëmarrjen e soprano Erika Grimaldi dhe tenori Leonardo Caimi.

“Të dy artistët italianë e kanë begatuar festivalin tonë me profesionalizmin dhe karizmën e tyre skenike, dhe kanë përgatitur një repertor të fuqishëm muzikor të cilin nuk duhet ta humbisni”, thuhet në njoftim.

Tenori Kosovar Ramë Lahaj ka prezantuar shumë artistë të vendit e të huaj që do të përfmormojnë në koncert.

Së fundmi, ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se paratë e koncertit do të shkojnë për studentët që nuk mund të studiojnë vetë financiarisht.

Koncerti Ndërkombëtar i Operës, do të zgjasë deri më 31 korrik./Shqip.com