Nata e “Derby della Madonnina “

Emocionet e “Derby della Madonnina” do rikthehen sonte në “San Siro”, me fillim nga ora 20:45.
Rosonerët janë pa humbje këtë sezonë në Serie A, ndërsa neurazurët nuk kanë pasur ecuri të mirë të rezultateve, shkruan Shqip.com.
Nëse shikohet renditja tabelare, kuqezinjët janë favorit, pasi gjenden në pozitën e dytë me 31 pikë.
Ndërsa, zikaltërit janë një pozitë më poshtë, me shtatë pikë më pak.
Por, nëse shikohet e kaluara, atëherë Interi “vishet” me petkun e favoritit.
Skuadra e udhëhequr nga Simone Inzaghi ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në “San Siro”, ndërsa ka regjistruar edhe një barazim.

Më saktësisht, ata nuk kanë humbur ndaj Milanit në cilësinë e mysafirit-qysh prej sezonit 2016/2017.
Në këtë ndeshje, Milani do jetë i hendikepuar pasi mungon Theo Hernadez, për shkak se ishte ndëshkuar me karton të kuq ndaj Romës.
Deportimet e tij të shpejta nga krahu i majtë, Stefano Pioli do tentojë që t’i zëvendësojë me Ballo-Toure që ka pasur disa paraqitje solide këtë sezonë.

Golashënuesi më i mirë për momentin te shtatë herë kampionët e Evropës është, Rafael Leao, i cili ka tundur rrjetën në Serie A, gjashtë herë në këtë sezonë.
Ndërsa, në anën tjetër, sulmuesi më në formë te Interi është, Edin Dzeko.
Shtatëgjati ka realizuar tetë gola deri më tani në Serie A, ndërsa sonte luan për herë të parë në këtë derbi.

Me një fitore të mundshme, Milani mbetet në hap me Napolin për vendin e parë, kurse Interi i do i afrohej në vetëm katër pikë rosonerëve./Shqip.com