“Nata e çmendur në Anfield Road”
Publikuar:
(07.05.2022 21:30:45)

Ndeshja e parë në “Camp Nou” kishte përfunduar me rezultat 3-0.
Barcelona ishte me një këmbë në finale të Ligës së Kampionëve.
Liverpooli dukej si një skuadër e eleminuar.
Por, ndeshja e kthimit në “Anfield Road” solli një dramë të vërtetë.
Me publikun e zjarrtë që nuk u ndalën për asnjë minutë duke kënduar “You Will Never
Walk Alone” – skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp dukej superiore në çdo aspekt.
“The Reds” e arritën qëllimin: shënuan katër gola.
Leo Messi së bashku me shokë dolën të turpërua nga impianti anglez. Ata pësuan një debakël që nuk do harrohet lehtë.
Pas kësaj ndeshje, Liverpooli e fitoi edhe finalen ndaj Tottenham Hottspur dhe e rrëmbyen trofeun e shumëkërkuar./Shqip.com