Lajme

Naser Ramani riinfektohet me COVID-19

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, është infektuar për herë të dytë me Coronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Të dashur qytetarë! Kam rezultuar pozitiv në SARS CoV-2!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka apeluar te qytetarët që t’i bartin maskat dhe të vaksinohen pasi “virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës”.

“Qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura. Masat parandaluese duhet të zbatohen nga secili”.

Naser Ramadani kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 edhe në mars të vitit 2019./SHQIP.com