Kulturë Kino

Naser Rafuna merr çmimin kryesor nga fituesja e “Oscars”

Aktori i njohur nga Kosova, Naser Rafuna, ka fituar edhe një çmim tjetër ndërkombëtar.

Ai ka marrë çmimin si aktori më i mirë në rolin kryesor në filmin “Hidden”.

Këtë, aktori e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook.

“Sapo më erdhi lajmi se paskam fitu çmimin si Aktori me performancën më të mirë në rolin kryesor në Actors Awards. Aty ku fituesja e Oscars Marisa Tomei  ishte juri”, ka shkruar ai.

Filmi “Hidden” po ashtu ka rrëmbyer edhe dy çmime kryesore në Beograd.

Filmi fitoi “Best Narrative Feature Film”.

‘Hidden’ ka rrëmbyer gjithashtu katër çmimet kryesore të festivalit të filmit të kategorisë GOLD: Europe Independet Movie Festival.

/Shqip.com