Rozë

Naser Berisha flet për kthimin në muzikë, tregon se a vuan nga kanceri

Naser Berisha

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Naser Berisha, së fundmi ka folur rreth angazhimeve të tij, përfshirë edhe shëndetit.

I ftuar në Abc, artisti ka treguar më shumë detaje edhe rreth koncertin bamirës që u mbajt në Tiranë, për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga kanceri.

Ai u shpreh është i lumtur për kontributin që ka dhënë, pasi edhe vetë është përballur me probleme shëndetësore.

Berisha po ashtu hodhi poshtë aludimet në faqet rozë, ku supozohej se ai vuan nga kanceri.

“Kam pasur probleme shëndetësore, por nuk lidhen me kancerin. Unë kam një sëmundje tjetër, alopecia, nuk është e rrezikshme për jetën por ka ndikim në fizik të jashtëm”, u shpreh ai.

Po ashtu, këngëtari ka bërë të ditur se në vitin 2022 do të lansojë albumin e ri./SHQIP.com