NASA paralajmëron goditjen e tokës nga një stuhi prej diellit
Shkencëtarët e NASA-s kanë parashikuar se gjatë së dielës toka do të përballet me një stuhi që origjininën e ka nga dielli.
Sipas tyre, stuhitë gjeomagnetike mund të rrisin aurorën dhe të jenë të dukshme në gjerësi më të ulëta, pasi dielli po përjeton një rritje të aktivitetit, me shumë njolla diellore që shfaqen në sipërfaqen e tij dhe lëshojnë plazmën e nxehtë në hapësirë.
Njollat e diellit janë pika të errëta në diell ku fusha magnetike është shumë e fortë. Ato mund të prodhojnë nxjerrje të masës koronale, të cilat janë re të mëdha plazme që dalin nga dielli me shpejtësi të lartë, ndërsa dielli gjithashtu mund të lëshojë ndezje diellore, të cilat janë ndezje intensive të rrezatimit elektromagnetik.
Javën e kaluar, numri i njollave diellore është rritur me një faktor prej 10 dhe disa masa koronale janë nisur çdo ditë. Një nga këto masa koronale ka të ngjarë të përplasjet me Tokën, sipas një modeli të NASA-s, dhe mund të arrijë planetin tonë. Kjo do të konfirmohet pasi shkencëtarët të analizojnë shtigjet e stuhive.
Kur një masë koronake godet Tokën, mund të shkaktojë një stuhi gjeomagnetike, e cila është një shqetësim i fushës magnetike të Tokës dhe atmosferës nga plazma diellore.
“Kur një stuhi e madhe plazmatike shpërthen nga dielli dhe ajo stuhi mbart një fushë magnetike e cila është e orientuar në një drejtim të kundërt me fushën magnetike të Tokës, ne kemi një “stuhi të përsosur” dhe një stuhi gjeomagnetike më të madhe.”
Stuhitë gjeomagnetike mund të kenë nivele të ndryshme intensiteti, duke filluar nga G1 (të vogla) deri në G5 (ekstreme), sipas NOAA. Stuhitë më të forta janë shumë të rralla: për çdo cikël diellor 11-vjeçar, mund të ketë 1700 stuhi G1, 100 stuhi G4 dhe vetëm 4 stuhi G5.
Megjithatë, NASA ende nuk ka dhënë detaje se cilat pjesë të tokës mund të përballen me këto stuhi.
/Shqip.com