Teknologji

NASA dhe Epic Games do përdorin Realitetin Virtual ‘XR’ në astronautë – për misione në Mars

NASA

Agjencia hapësinore amerikane NASA, planifikon që të kryej misionet e para me ekuipazh në Mars gjatë dekadës së ardhshme.

Teksa misionet robotike kanë ofruar imazhe të sipërfaqes së Marsit për dhjetra vite, kjo do të jetë hera e parë që qeniet njerëzore do të mund të përjetojnë drejtpërdrejt “Planetin e Kuq”.

Pamje e ilustruar nga NASA

Dhe në pritje të këtyre misioneve, NASA dhe partnerët e saj tregtarë (Epic Games dhe Buendea) janë bashkuar me HeroX – platformën kryesore për zgjidhjet me burime të shumta – për të nisur sfidën e NASA-s “MarsXR”.

Kështu, po kërkohen ide novatore që do të çojnë në një mjedis të simuluar që rikrijon atë që astronautët mund të hasin në Mars.

Pamje i ilustruar nga NASA

Teknologjia e përfshirë njihet si Realiteti i Zgjeruar (XR), një term ombrellë që përshkruan teknologjitë gjithëpërfshirëse si realiteti virtual (VR), realiteti i shtuar (AR), dhe teknologji të tjera që bashkojnë botën fizike dhe virtuale. /Shqip.com